Luftëtari piketon zëvendësuesin e Abazajt, në bisedime me Zekën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 13:26

Luftëtari piketon zëvendësuesin e Abazajt, në bisedime me Zekën

Luftëtari ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e Kristal Abazajt. Sulmuesi i krahut do të luajë nesër ndeshjen e fundit me fanellën bluzi në Lushnjë dhe më pas do të vazhdojë karrierën tek Anderlehti. Gjirokastritët e kanë siguruar praktikisht pjesë- marrjen në Ligën e Europës, ndërsa drejtuesit kanë nisur të mendojnë për të fuqizuar skuadrën që të bëjë një përfaqësim dinjitoz. Emri i parë që del në skenë është ai i sulmuesit kosovar, Mevlan Zeka.

Zeka_Mevlan_KFFerronikeli_close_talk

Mësohet se sulmuesi i krahut, i cili ishte pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit në kampionatin që përfundoi, shënoi tre gola, ndërsa më parë ka luajtur edhe te Vllaznimi dhe Feronikeli, me të cilin kishte fituar edhe titullin e kampionit. Zeka, që tashmë është futbollist i lirë, ka marrë shumë oferta ditëve të fundit. Bluzinjtë janë shumë të interesuar që ta marrin në skuadrën e tyre sulmuesin gjakovar. Për Zekën interesim ka shfaqur kampionia e Kosovës, Drita, Feronikeli dhe Vëllaznimi.

mevlan-zeka

LIKA

Ndërkaq, për trajnerin e Luftëtarit, Hasan Lika nuk është koha për t’u marrë me të shkuarën. “Jemi të përqendruar te ndeshja me Lushnjën, përgatitjet e së cilës i kemi nisur pasditen e së dielës. Sa i takon episodit të minutës së 56-të, kur Liçaj i la vendin Demos dhe bëri veprimin që e panë të gjithë në përballjen me Skënderbeun, ky moment është hedhur pas krahëve.

hasan-lika

Unë jam trajneri i Luftëtarit dhe marr përsipër zgjedhjet teknike, të kushtëzuara këto me lojën që kundërshtari ofron në situata të ndryshme. Ky ishte qëllimi im si trajner, kur Liçaj i la vendin Demos. Asgjë nuk mund të them më shumë. Ka situata të natyrës së ngjashme me këtë që ju trajtoni, por ky episod nuk duhet marrë si etalon. Shumë lojtarë kanë shfaqur pakënaqësi të kësaj natyre me dëshirën e mirë për të kontribuar për ekipin. Të jeni të sigurt se Liçaj do të jetë pjesë e formacionit në Lushnjë”, tha tekniku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"