Luftëtari përgatit revanshin, Turbina “macja e zezë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2015 | 17:13

Luftëtari përgatit revanshin, Turbina “macja e zezë”

Luftetari-Bylis 1-2, Devolli dhe lojtaret hyjne ne dhomat e zhveshjesTë ndërgjegjshëm për faktin se duhet të vazhdojë kryesimin në Grupin B dhe të thellojnë sa më shumë të jetë e mundur diferencën me ndjekësit, lojtarët e Luftëtarit po përgatiten për të marrë një tjetër fitore ndaj Turbinës në shtëpi.

Pavarësisht mungesave të Cankës dhe Aleksit të skualifikuar për arsye kartonësh, optimizmi në radhët e bluzinjve është i madh. “Me Turbinën nuk e diskutojmë fitoren”. Kështu është shprehur për “Panorama Sport” Ervis Çaço, i cili ishte protagonist në fitoren e javës së kaluar ndaj Dinamos me golin e shënuar.

“E vlerësojmë kundërshtarin, edhe pse nuk ka një pozicion komod në klasifikim. Nuk duhet të harrojmë se Turbina është e vetmja skuadër që na ka frenuar në transfertë, ndaj dhe jemi të vendosur që në fushën tonë ta mposhtim. Jemi në pozita ku fitorja na duhet me çdo kusht për të vazhduar rrugën e ngjitjes në Superiore”, ka vazhduar lojtari deklaratën e tij.

Më pas, Çaço shprehet se Luftëtari është ekipi më i fortë në grupin ku bën pjesë. “Ne funksionojmë në mënyrë perfekte si në fushë, edhe jashtë saj. Forca më e madhe është grupi dhe kjo bën që të jemi të suksesshëm”, ka mbyllur Çaço. Sfida ndaj Turbinës po pritet me interes edhe nga tifozët, të cilët parashikohet të jenë të shumtë në stadium. Ndërkohë, dyshja HysiCiko po mendon për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"