Luftëtari dhe Kastrioti kryesojnë, Pogradeci bie në Lushnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2015 | 23:14

Luftëtari dhe Kastrioti kryesojnë, Pogradeci bie në Lushnjë

LushnjaJanë luajtur sot të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë të Kategorisë së Parë me përjashtim të sfidës Erzeni-Burreli e cila luhet nesër ora 14:30. Luftëtari ka marrë kryesimin e Grupit B me 14 pikë pasi ka fituar sot në transfertë përballë Butrintit 1-3.

Gjirokastritët kanë përfituar edhe nga humbja e Pogradecit në Lushnjë. Liqenorët janë mundur 1-0 me gol të Alkanjarit që realizoi në fundin e sfidës duke zbritur kështu në vendin e dytë në kuotën e 13 pikëve. Në takimet e tjera të Grupit B, Dinamo ka fituar në transfertë përballë Elbasanit 0-1, Apolonia bie në Librazhd përballë Sopotit ku u mund 2-0 dhe Turbina ka shkatëruar 4-1 Shkumbinit.

Në Grupin A spikat fitorja e Kastriotit në shtëpi 1-0 ndaj Ilirisë dhe Besëlidhjes në transfertë 0-4 ndaj kamzës. Krutanët vijojnë të udhëheqin të parët në klasifikim me 14 pikë të ndjekur nga Lezhianët me 13. Në takimet e tjera Mamurrasi ka barazuar në shtëpi 2-2 me Adën dhe Besa mposhti lehtësisht 2-0 në Kavajë Korabin.

Ja të gjitha takimet e luajtura sot:

 

JAVA E 6-të/ 

GRUPI A
Kastrioti-Iliria 1-0
Golat: Vathi 19′ (aut)

Mamurrasi-Ada 2-2
Golat: Shima 20′, Nino 43′ (pen)/ Kabuni 29′, Pastërniku 91′

Kamza-Besëlidhja 0-4
Golat: Dibra 44′ , Marashi 54′, Hajdari 56′, Kastrati 80′

Besa-Korabi 2-0
Golat: Bajaziti 50′ , Çelhaka 64′


NESËR

Erzeni-Burreli 14:30

GRUPI B
Butrinti-Luftëtari 1-3
Golat: Myrtaj 72’/ Rroça 23′, 39′, Agastra 52′

Elbasani-Dinamo 0-1
Golat: Turdiu 65′

Lushnja-Pogradeci 1-0
Golat: Allkanjari 91′

Turbina-Shkumbini 4-1
Golat: Roshi 5′, 36′, 70′ (pen), Allmeta 76’/ Lluca 79′

Sopoti-Apolonia 2-0
Golat: Çota 59′, 70′ (pen)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"