Luftëtari nis përgatitjet, ja lojtarët që zbritën në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 16:07

Luftëtari nis përgatitjet, ja lojtarët që zbritën në fushë

Luftëtari nis zyrtarisht përgatitjet për Kategorinë e Tretë. Nën drejtimin e dyshes Hysi-Kritidhi, skuadra ka kryer të parën seancë për këtë sezon.

af luftetari

Të pranishëm në terrenin sportiv “Fusha e Vjetër” ishin emra si Fatjon Gërxholi, Redion Pula, Nazmi Gaba, Renato Stroka, Artion Këndella e të tjerë. Drejtori i klubit, që njëherësh do të ketë edhe statusin e trajnerit, gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport” shpjegon si shkoi dita e parë e punës.

“Për vetë objektivin që AF Luftëtari ka, jemi të vendosur për të dhënë më të mirën. Për të hedhur një hap më shumë na duhet punë e madhe dhe përkushtim, pasi askush s’të dhuron gjë. Nëse veprojmë në këtë formë, Luftëtarin do ta rikthejmë në identitet”, tha Mustafa Hysi.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"