Luftëtari nis përgatitjet, ja cilët ulen në stolin e gjirokastritëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 14:31

Luftëtari nis përgatitjet, ja cilët ulen në stolin e gjirokastritëve

Mustafa Hysi dhe Dritan Kristidhi do të drejtojnë zyrtarisht ekipin gjirokastrit, të cilësuar tashmë Akademia e Futbollit Luftëtari. Pas shkrirjes së KF Luftëtarit, bashkia Gjirokastër krijoji një klub të ri me emrin AF Luftëtari dhe tashmë do ta nisë përfaqësimin nga Kategoria e Tretë, që do të zhvillohet me sistem grumbullimi në Tiranë në fund të këtij muaji. Për trajnerin Hysi tashmë është momenti që të nisë punën me ekipin, në mënyrë që sezonit 2021-2022 t’i gjejë gjirokastritët në Kategorinë e Dytë.
pjimage (1)
Mustafa Hysi (m) dhe Dritan Kristidhi (d)

“Nuk ka kohë për të humbur, prandaj unë bashkë me Dritan Kristidhin do të drejtojmë AF Luftëtarin përkohësisht. Qëllimi është futja në garë si një ekip i Kategorisë së Tretë. Vështirësitë dihen, por me punë sistematike dhe durim do t’ia dalim që sezonin e ardhshëm të përfaqësohemi në Kategorinë e Dytë. Edhe më parë kam thënë se kemi vështirësi në thithjen e lojtarëve që aktivizohen në ekipet e tjera brenda qarkut të Gjirokastrës. Në fund të muajit do startojë gara dhe do luhet me sistem grumbullimi. Shumë shpejt do nisim përgatitjet, por për momentin nuk mund të konfirmoj një datë të caktuar”, ka sqaruar trajneri Hysi për “Panorama Sport”.

Luftëtari i ri do të bazohet fillimisht te lojtarët vendës, të cilët prej kohësh kanë qenë në huazim në ekipe të Kategorisë së Dytë.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"