AF Luftëtari ngjitet një kategori më lart, plas sherri në Kamzë. Lojtari godet me grusht…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2021 | 14:52

AF Luftëtari ngjitet një kategori më lart, plas sherri në Kamzë. Lojtari godet me grusht…

Grushte dhe verdikte në Kategorinë e Tretë. Kur luhej java e parafundit e këtij sezoni, nuk mungoi as tensioni. Nëse DriniOsumi ishte një ndeshje pa histori, e kundërta ngjau në Luftëtari-Kinostudio. Pati gola me bollëk, por edhe sherr. Nuk ka më as dilema për ekipet që do të ngjiten direkt. Luftëtari dhe Murlani kanë zgjidhur gjithçka 90 minuta para fundit. E vetmja gjë që mbetet të zbulohet është se cili do ta diskutojë “play off”-in mes Osumit dhe Spartakut, që mund të ndeshen me skuadrën humbëse të vendeve të parafundit të Kategorisë së Dytë.

luftetari.jpg5

LUFTËTARI-KINOSTUDIO – Bluzinjtë e nisën me gola ndeshjen. Asnjë minutë dhe Rudion Mahmutaj zhbllokon shifrat, ndërsa në të 28-ën është Gaba që dyfishon shifrat pas kombinimit me Bathën. Kur kronometri shënonte të 32-ën dhe 35-ën është radha e shtatlartit Boni, që me një dopietë e çonekipin me fitoren 4-0 në pushim. Fraksioni i dytë nis bukur për Kinostudion, por mbrojtja dhe portieri Sadik Basha ia mohojnë golat. Kur vjen e 58-ta, plas sherri. Një ndërhyrje e Pucit dhe Teodorit shoqërohet me ofendime.

luftetari.jpg4

Aty ndërhyn Boni për të qetësuar situatën, por Teodori e godet me grusht. U deshën 10 minuta që situata të qetësohej dhe gjyqtari Florian Hysaj nxjerr 4 herë të kuqin, për Pucin e Bonin të gjirokastritëve dhe Teodorin e Gl.Gjonpalajn të Kinostudios. Por, konsultimi me dy arbitrat e tjerë anulon kartonin për Pucin dhe Gjonpalajn, të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin. Pjesa e mbetur e lojës nuk pati më histori.

luftetari

DRINI-OSUMI – Skuadra nga Dimali ka marrë një fitore të pastër e të thellë përballë Drinit, që edhe trajneri-portier nuk e ka shmangur dot thellimin e rezultatit. Takimi ka nisur me gol që në të 2-ën me Daullxhiun e më pas janë Qose e Llazo që e çojnë me fitoren 3-0 në pushim. Në pjesën e dytë, beratasit realizuan edhe dy herë, kur Pire në 66’ dhe Topjani me 11-metërsh plotësuan goleadën 5-0.

183514250_512311066457661_8433051734090466186_n

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"