Luftëtari në shitje? Reagon Tavo: E vërteta me bashkinë dhe financat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2018 | 12:06

Luftëtari në shitje? Reagon Tavo: E vërteta me bashkinë dhe financat

Klubi i Luftëtarit ka dalë pak minuta më parë me një qëndrim zyrtar për shkak të një shkrese që qarkullon në portale të ndryshme për një gjyq me bashkinë e Gjirokastrës në muajin maj. Presidenti Grigor Tavo ka hedhur poshtë zërat se kërkon të shesë aksionet, duke sqaruar se do të jetë besnik i Luftëtarit.

Grigor Tavo tribune

DEKLARATE

“Duke marre shkas nga shkrimet ne disa portale, se Grigor Tavo eshte duke shitur Luftetarin per shkak te borxheve , ndiej detyrimin moral te sqaroj opinionin publik se Luftetari eshte pjese e pandare e imja dhe per asnje arsye nuk do te largohem dhe te braktis Luftetarin. Per sa i perket gjendjes financiare te ekipit, eshte i vertete fakti qe Luftetari, ashtu sic do skuader tjeter ne Shqiperi, ka detyrime te cilat jane akumuluar nga aktiviteti i shoqerise.

Gjithashtu eshte e vertete si drita e diellit qe detyrimet qe Luftetari ka per te vjele jane shume me te larta se borxhi, keshtu qe skuadra ne aspektin financiar eshte rentabel. Pjesen se une dashkam qe problemet financiare tja faturoj Bashkise Gjirokaster, e quaj qesharak, pasi gjyqi me bashkine, eshte vetem per te kaluar ne llogarin e Luftetarit kontributin qe kjo bashki duhet te derdhe si aksionere ne skuader. Grigor Tavo, me financimin e tij dhe kontributin e Bashkise Gjirokaster, per pjesen qe i takon, e ktheu Luftetarin ne Kategorine Superiore dhe per dy sezone me rradhe, beri krenar me rezultate nje qytet te tere. Aludimeve se Luftetari eshte keqmenaxhuar dhe per pasoje nuk merr dot rezultate, skuadra do tu pergjigjet ne fushe pasi me punen serioze shpresoj dhe besoj se shume shpejt do te shihni Luftetarin e vertete. ”

Me respekt Presidenti i K.F Luftetari Grigor Tavo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"