Luftëtari në kolaps, zbulohen kandidatët për trajner nëse ikën slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 12:27

Luftëtari në kolaps, zbulohen kandidatët për trajner nëse ikën slloveni

Tri humbje radhazi kanë tronditur klubin e Luftëtarit. Një ditë para ndeshjes me Flamurtarin ishte vetë presidenti Grigor Tavo, ai që bëri apel për durim në këtë situatë kritike, në një kohë që lëshoi sinjale për besim ndaj trajnerit slloven, Millosh Kostiç, me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ku si kusht ka që skuadra të mos zbresë më poshtë se vendi i tretë.

Mezani1-470x312

Mirëpo, starti dramatik duket se do të sjellë zhvillime në Gjirokastër. Edhe pse nga klubi nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për lëvizje në pankinë, “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e kanë në kokë një plan B, nëse edhe në ndeshjen e radhës ndaj Tiranës skuadra nuk arrin të marrë rezultat pozitiv. Trajneri vlonjat, Gentian Mezani, si dhe ai tiranas me shumë eksperiencë, Shkëlqim Muça, janë ata që mund të marrin drejtimin e Luftëtarit. Nuk dihet nëse përfaqësues zyrtarë të bluzinjve kanë kontaktuar me dy trajnerët, por gjithçka do të saktësohet në vijim.

Shkelqim-Muca1

Burime pranë skuadrës tregojnë për gazetën se harmonia në ekip është prishur, ndërsa pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk po u përgjigjet ideve të trajnerit slloven. Ky i fundit është treguar arrogant me një pjesë të titullarëve, duke bërë që të prishen jo pak balancat. Merkatoja deri më tani po rezulton e dështuar dhe përgjegjësia kryesore përveç trajnerit Kostiç, bie mbi drejtorin teknik Vangjel Çavo, të cilit presidenti Tavo i ka besuar ndërtimin e ekipit, duke anashkaluar totalisht zyrtarët e tjerë që janë marrë me afrimin e lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"