Luftëtari, Mezani: Presioni që kemi do të na çojë te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 11:23

Luftëtari, Mezani: Presioni që kemi do të na çojë te fitorja

Luftëtari kërkon fitoren në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit për të marrë frymë lirisht në renditje. Trajneri Gentjan Mezani është i sinqertë në deklaratën e tij për “Panorama Sport”, teksa thekson se nga rezultati i sotëm varet jo pak edhe vazhdimësia e skuadrës në kampionat, edhe pse rruga është e gjatë.

mezani

“Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, por natyrisht që ka brenda saj presionin e rezultatit. Megjithatë, Luftëtari ka në përbërje lojtarë cilësorë, ndaj dhe besoj se do ta kalojmë me sukses këtë takim. Po përjetojmë një situatë jo të mirë si ekip, ashtu si vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Por, gjithë ky presion besoj se do të kalojë në forcë për skuadrën tonë, duke nisur nga takimi me Kastriotin”, ka deklaruar vlonjati i pankinës. Sot Luftëtari do të vuajë mungesën e mbrojtësit të djathtë Lejdi Liçaj për shkak kartonësh, si dhe mesfushorit Albano Aleksi, i cili ende nuk është riaftësuar.

for

“Normalisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse edhe Kastrioti është në një situatë aspak pozitive. Në fushë do të bëjmë detyrën tonë për të dalë me rezultat pozitiv. Do të tregohemi të qetë në veprimet tona. Lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe ata që do të aktivizohen jam i bindur se do të japin më të mirën”, përfundoi trajneri i Luftëtarit, i cili pasi mori drejtimin e skuadrës në javën e pestë, ka arritur të marrë gjashtë pikë deri më tani. Në rast fitoreje ndaj Kastriotit, gjirokastritët parakalojnë Kamzën në renditje dhe barazohen me pikë me Tiranën. Seancën e fundit stërvitore bluzinjtë e zhvilluan dje në orën 11:00 në fushën me bar artificial, ndërsa më pas u nisën drejt Vorës, ku u akomoduan në një prej hoteleve afër autostradës TiranësDurrës, për të qenë pranë Fushë-Krujës. Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"