Luftëtari merr formë, mbërrin ish-ndihmësi italian i Materacit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 15:32

Luftëtari merr formë, mbërrin ish-ndihmësi italian i Materacit

Ka mbërritur dje në Gjirokastër “krahu i djathtë” i Gentian Mezanit. Bëhet fjalë për zv.trajnerin italian, Franko Paskualeti, i cili do të jetë ndihmësi i vlonjatit në pankinën bluzi. Më herët, Paskualeti ka qenë ndihmësi i Mezanit për afro dy muaj te skuadra krubinase gjatë sezonit të kaluar.

Materaci-Paskualeti

Gjithashtu, italiani ka një eksperiencë edhe si ndihmës i ish-lojtarit të famshëm italian, Marko Materaci. Ky i fundit ka qenë trajner i klubit indian, Chenain, në vitet 2014-2016, duke bashkëpunuar në këtë mënyrë me Paskualetin. Kujtojmë që pas largimit të Millosh Kostiç, nga stafi i mëparshëm kanë mbetur përgatitësi grek, Kolcidhas dhe trajneri i portierëve, Jovan Mihajloviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"