“Luftëtari meritonte fitoren ndaj Kukësit”, Bogdani: Kampionati shqiptar si Seria C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 8:43

“Luftëtari meritonte fitoren ndaj Kukësit”, Bogdani: Kampionati shqiptar si Seria C

Erjon Bogdani ish-sulmuesi i Kombëtares, ishte i ftuar mbëmjen e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive”, teksa ka folur për kampionatin shqiptar. Ish-sulmuesi, foli për ecurinë e deritanishme dhe javën që u la pas.

erion bogdani

“Në Gjirokastër pashë një ndeshje me shumë raste, shumicën prej tyre i kishte Luftëtari që duhej të fitonte sfidën. Për një ekip si Kukësi që do të dalë kampion, këto ndeshje duhen marrë seriozisht, pasi ishte Luftëtari që e meritonte fitoren dhe diferenca në tabelë nuk është se e pashë në fushë”, u shpreh Bogdani.

Më tej ai shton:“Kampionati shqiptar për mendimin tim është në nivelin e Serisë C italiane, jo B. Ka ndeshje që janë të mira, por ka edhe nga ato që nuk kanë ngjyrë apo volum. Ndeshje që nuk sheh dikush nëse është në vend të parë apo të fundit”.

“Ndeshja e Tiranës ishte ndryshe nga ajo e Luftëtarit me Kukësin, pasi nuk kishte raste. Tiranës në fund i buzëqeshi fati dhe mori këto pikët që i duhen për klasifikimin”, përfundon Erjon Bogdani.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"