Luftëtari mbyll merkaton me dy mbrojtësa, drejtuesit kthejnë sytë nga të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 12:17

Luftëtari mbyll merkaton me dy mbrojtësa, drejtuesit kthejnë sytë nga të rinjtë

Nën drejtimin e dyshes së trajnerëve uruguaianë, skuadra e Luftëtarit po merr ngarkesat e nevojshme për kampionatin e ri në Nausa të Verias, në tokën greke. Duke parë formën e lojtarëve, stafi teknik është shumë optimist në lidhje me të ardhmen, ndërkohë që futbollistët janë duke dhënë maksimumin e tyre.

Luftetari stervitje

Sa i takon merkatos, mësohet se me ardhjen e dy lojtarëve mbrojtës, Fakundo Nasif dhe Bruno Toledo, organika e skuadrës është plotësuar dhe gjasat që të ketë blerje të tjera janë të vogla.

Pavarësisht skepticizmit që qarkullon rreth skuadrës bluzi për sezonin e ardhshëm, drejtuesit më të lartë të klubit janë të bindur se ekipi do të bëjë një paraqitje më dinjitoze se ajo e një sezoni më parë.

Luftëtari ka ruajtur bazën e futbollistëve të sezonit të shkuar dhe ka afruar gjithashtu katër lojtarë nga merkato, ku tre janë të huaj dhe i fundit është rikthimi i Vangjel Zguros.

STRATEGJIA – Ndërkohë, përveç lojtarëve që do të përbëjnë bazën e ekipit, klubi do të vazhdojë t’u japë përparësi të rinjve vendës që kanë treguar talent.

Luftetari

Një prej tyre është Ardit Zijaj, që edhe pse nuk ka mbushur ende 18 vjeç, ka fituar besimin e stafit teknik për të zhvilluar fazën përgatitore në Greqi.

17-vjeçari ka arritur të shënojë 22 gola me të rinjtë dhe premton për të ardhmen. Nga ana tjetër, skuadra e Bylisit ka shfaqur interes për sulmuesin Rudin Mahmutaj, i cili ka arritur të shënojë 13 gola me skuadrën e 19-vjeçarëve.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"