Luftëtari largon një mbrojtës, dy ekipe kërkojnë shërbimet e vlonjatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2018 | 19:06

Luftëtari largon një mbrojtës, dy ekipe kërkojnë shërbimet e vlonjatit

Klubi i Luftëtarit, përmes një njoftimi në Facebook deklaron se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Valdo Zeqaj. Vlonjati duket se nuk është më në planet e trajnerit Lika, kjo edhe pas afrimeve të fundit tek gjirokastritët. Klubi i uron suksese, dhe e falenderon për profesionalizmin e treguar me bluzinjtë.

Luftetari

Ndërkohë, për Zeqajn interesohen dy ekipe të tjera. Është Lushnja, e cila kërkon të ketë shërbimet e mbrojtësit për pjesën e mbetur të kampionatit, si dhe një interesim tjetër vjen nga Kosova, teksa është klubi i KEK-ut që kërkon ta ketë në ekip.

valdo zeqaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"