Luftëtari kërkon të ndalë Tiranën, Novi: Pa frikë, këta lojtarë janë e ardhmja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2020 | 23:20

Luftëtari kërkon të ndalë Tiranën, Novi: Pa frikë, këta lojtarë janë e ardhmja…

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, foli shkurtimisht para sfidës ndaj Tiranës, që është planifikuar të zhvillohet të dielën në orën 17:00, në prononcimin e tij, tekniku gjirokastrit u shpreh:

novi

Kundërshtari – Do të zhvillojmë një nga ndeshjet më të vështira dhe të rëndësishme, Tirana për momentin ndodhet në krye të klasifikimit dhe është ndër ekipet më të mira të Shqipërisë, për momentin. Jam munduar, duke parë ecurinë e Tiranës, që edhe në stërvitje këto 2-3 ditë të studioj ku mund ta godasim ekipin e Tiranës. Ne do të futemi qoftë edhe për një pikë, por e rëndësishme është që do luajmë futboll deri në fund.

Futbollistët e rinj – E kam thënë edhe herë të tjera që ekipi është në moshë mesatare shumë re, janë çuna të rinj, stërviten çdo ditë dhe kjo do të jetë e ardhmja e Gjirokastrës”, u shpreh shkurtimisht Novi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"