Luftëtari kërkon përmbysjen, Çavo: Nuk heqim dorë nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 10:40

Luftëtari kërkon përmbysjen, Çavo: Nuk heqim dorë nga Kupa

“Nuk kemi hequr dorë nga Kupa e Shqipërisë. Ka qenë dhe mbetet objektivi tonë. Rezultati i arritur në Laç është intrigues. Kemi pësuar tre gola, por kjo s’do të thotë se jemi dorëzuar.Në fushë do të hyjmë me besim dhe siguri për të kaluar turin”, kështu deklaroi drejtori teknik i Luftëtarit.

vangjel cavo luftetari

Vangjel Çavo mundohet që të karikojë ekipin, përtej humbjes me shifrat 3-0 që pësuan dy javë më parë.

Fitorja 3-2 në Durrës, ka bërë që bluzinjtë të besojnë te mrekullia. Të predispozuar për të arritur këtë objektiv, skuadra përgatitjet i ka kryer në pallatin e sportit, të kushtëzuar nga kushtet atmosferike.

vangjel-cavo-vasil-shkurtaj-470x313

Në këtë seancë, futbollistët me humor, por të sigurt në vetvete, nuk e kanë fshehur për asnjë çast besimin për të bërë mrekullinë në ndeshjen e sotme ndaj Laçit. Mbetet për t’u parë sesa i aftë do të jetë sot Luftëtari për ta realizuar me sukses përmbysjen e madhe ndaj kurbinasve.

luftetarii

Që skuadra e Likës të hedhë pas krahëve humbjen 0-3 në Laç, pa dyshim duhet të jenë të gjithë gati dhe të angazhuar maksimalisht. Infermieria e Luftëtarit është boshatisur në ditët e fundit dhe Oltion Rrapa e Eri Lamcja kanë vijuar me grupin.

Gjithsesi, trajneri duket se do ta kursejë Rrapën, duke i besuar Toledos rolin e mbrojtësit të djathtë. Pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë që paraqet ndeshja e sotme, Luftëtari pritet të luajë me të njëjtin formacion që mposhti Teutën.

Më poshtë formacionet e mundshme të kësaj sfide.

gh

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"