Luftëtari, kapiteni & CO tregojnë momentet e panikut dhe ditët pa futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 14:53

Luftëtari, kapiteni & CO tregojnë momentet e panikut dhe ditët pa futboll

Luftëtari është shpërndarë që të enjten në drekë. Pezullimi i kampionatit prej përhapjes së koronavirusit, ka bërë që shumica e lojtarëve të largohen nga qyteti i gurtë drejt familjeve të tyre. Gjirokastritët do përballeshin me Kukësin të premten në orën 14:00 me dyer të mbyllura në stadiumin “Elbasan Arena”, por njoftimi i FSHF-së ndryshoi komplet axhendën.

Luftetari ndaj Skenderbeut

Në këto rrethana, drejtuesit e Luftëtarit urdhëruan lojtarët të lënë banesat e tyre në Gjirokastër dhe të shkojnë pranë familjeve. Por çfarë thonë protagonistët e Luftëtarit për situtatën e krijuar nga koronavirusi. Si e përjetojnë këtë moment pranë familjeve dhe çfarë bëjnë për të mos rrezikuar. “Panorama Sport” foli me kapitenin Demo, mbrojtësin Isufi dhe mesfushorin Hyseni.

AUREL DEMO

Kapiteni Aurel Demo është pjesë e Luftëtarit prej dy sezonesh e gjysmë. Sipas tij, frika për të dalë nga shtëpia është e madhe dhe evidente. “Menjëherë sapo trajneri Neritan Novi na komunikoi anulimin e ndeshjes me Kukësin, u shpërndamë nëpër ambjetet tona të banimit. Unë e kam familjen në Greqi. E njëjta situatë është dhe atje. Ndoshta jo shumë kritike për momentin.

DEMOO

Nga pasditja e së enjtjes jam izoluar në dhomë dhe nuk e kam marrë mundimin të dalë fare jashtë. Zbatoj me fanatizëm higjenën, nuk kam patur asnjë kontakt me jashtë. Edhe pse trajneri Novi na ka hartuar plan stërvitor, personalisht nuk po stërvitem, pasi i trembem virusit. Për fat të mirë të afërmit e mi që jetojnë në Greqi nuk kanë probleme me Koronavirusin dhe për këtë ndihem mirë. Shëndeti mbi të gjitha, pastaj të tjerat“, thotë Demo.

ENES ISUFI

Mbrojtësi 19-vjeçar i Luftëtarit, Enes Isufi, është i vendosur teksa thotë se nuk ka ndërmënd të lërë stërvitjen individuale. ”Ishim bërë gati për të udhëtuar në Elbasan për të luajtur ndeshjen e planifikuar me Kukësin për javën e 26-të. Profesor Novi fillimisht na tha të ishim korrekt në orarin e nisjes. Më vonë na njoftoi se ekipi do shpërndahej me urdhër të presidentit për t’u mbledhur në një ditë tjetër. Në këto kushte mbërrita mbrëmjen e së enjtjes në Shkodër, qytetin tim të lindjes.

ENES ISUFI

Sot (dje) nuk kam lëvizur nga shtëpia dhe tashmë që flasim bashkë, jam me familjen. Shyqyr Zotit këtu në Shkodër nuk është veçuar ndonjë rast me koronavirus. Zbatoj të gjithë rregullat higjenike, ashtu si dhe familja. Për fat të mirë në lagjen ku banoj është një fushë sporti dhe do stërvitem indivdualisht për të ruajtur kondicionin fizik. Zoti qoftë me Shqipërinë. Ishalla ta kalojmë me sa më pak dhimbje koronavirusin“, deklaroi shtatlarti shkodran.

ERALD HYSENI

I është dashur të lërë të lërë Gjirokastrën për vendlindjen tij, Beratin, fill pas shpërndarjes së skuadrës pasditen e së enjtjes. Fjala është për mesfushorin Erald Hyseni, i cili për “Panorama Sport”, lidhur me situatën emergjente prej përhapjes së koronavirusit, u shpreh: “Është e kuptueshme dhe mëse e llogjikshme se po përjetojmë një dramë të vërtetë. Koronavirusi na ka shokuur të gjithëve. Ndoshta nuk e prisnim këtë situatë dhe se kishim shkuar kurrë në mendje. U pezullua kampionati dhe kjo pauzë është në dëmin tonë si lojtarë, por s’kemi çfarë të bëjmë. Tashmë na duhet ta kalojmë me sa më pak pasoja.

received_492028594799829

Për të kaluar këtë situatë të vështirë duhet të kujdesemi për veten dhe të afërmit tanë. Të rrimë sa më larg të tjerëve, të jemi rigoroz në higjenë dhe të mos neglizhojmë asnjë udhëzim. Unë nuk do e braktisë stërvitjen. Do shfrytëzoj orët kur ka pak lëvizje në qytet. Deri në një grumbullim tjetër na duhet të jemi të fortë në karkater për të qenë sa më të bashkuar me rifillimin e garës“, deklaroi i riu Hyseni, i cili luan sezonin e tij të dytë si pjesë e Luftëtarit.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"