Luftëtari ka frikë nga gjyqtarët: Mos na pengoni edhe ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 9:28

Luftëtari ka frikë nga gjyqtarët: Mos na pengoni edhe ndaj Laçit

Në Gjirokastër i druhen gjykimit në prag të ndeshjes me Laçin. Nisur nga precedenti i javës së parë në takimin kundër Teutës, kur Luftëtari u ndje i vjedhur nga vendimet e kryesorit Eldorian Hamiti, dje përmes zëdhënësit të klubit, Rigels Malile, u bë një komunikatë për shtyp.

kurbejo

Klubi u bën apel arbitrave që të jenë sa më korrektë në sfidën e sotme, ku Luftëtari synon me patjetër të marrë pikë. “Klubi i Luftëtarit është përballë një ndeshjeje shumë të vështirë në Laç, por pavarësisht këtij realiteti, objektivi ynë mbetet rezultati pozitiv. Shpresojmë që në këtë takim të mos kenë ndikim faktorët e jashtëm.

Luftetari

Ne si klub asnjëherë nuk jemi marrë me këta faktorë dhe për më tepër nuk kemi bërë reklamime sa i takon gjykimit. Por nisur nga gjykimi skandaloz i Hamitit një javë më parë në Durrës, me dhënien e kartonit të kuq për sulmuesin Nunjez, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kërkojmë gjykim korrekt dhe perfekt.

Laçin e vlerësojmë maksimalisht dhe e respektojmë për cilësitë që ka, por në fushën e lojës duhet të fitojë më i miri. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm drejtësi”, ka deklaruar Malile, i cili sqaroi edhe problemin e sulmuesit Vasil Shkurtaj, që do të mungojë sërish në ndeshjen e sotme.

Luftetari

“Shkurtaj është lojtar i Luftëtarit, por ka hasur probleme me Federatën Qipriote. Ne besojmë se gjithçka do të marrë zgjidhje shumë shpejt, prandaj dhe Shkurtajn e konsiderojmë si pjesë të skuadrës”, theksoi zëdhënësi.

ZV.TRAJNERI – Edhe para ndeshjes me Laçin, para mediave nuk doli trajneri Daniel Fernandez, por ndihmësi i tij, Luis Curbelo. Sipas klubit, kjo është një zgjedhje e vetë dyshes uruguaiane në raport me mediat.

Luftetari

“Kundërshtarin e njohim mirë, por pavarësisht të gjithave, shkojmë në Laç vetëm për 3 pikë”, ka thënë dje Curbelo. Ndërkohë, sot Luftëtarit do t’i mungojnë për shkaqe dëmtimi dhe pezullimi lojtarë si Vangjel Zguro, Eduard Rroca dhe Fabricio Nunjez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"