Luftëtari ka edhe një “hall” tjetër, të enjten rrezikohet një stadium i boshatisur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 16:57

Luftëtari ka edhe një “hall” tjetër, të enjten rrezikohet një stadium i boshatisur

Luftëtari luan të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit ndaj Ventspils. Pas humbjes 5-0 në Letoni vetëm një mrekulli mund të kualifikonte gjirokastritët, që tashmë si mision të vetëm kanë paraqitjen dinjitoze, duke e mbyllur me nder përfaqësimin për herë të parë në Europë.

luftetari

Pritej që në rast të një rezultati shpresëdhënës, klubi të vendoste disa autobusë falas në dispozicion, që të kishte mijëra tifozë gjirokastritë në stadium. Por, të enjten me shumë mundësi “Elbasan Arena” do të jetë i boshatisur, pasi interesimi i jashtëzakonshëm që kishte ngjallur pjesëmarrja e gjirokastritëve në Europë, tashmë është zbehur totalisht prej rezultatit zhgënjyes.

T.Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"