Luftëtari justifikon tifozët: Reaguan pasi Magani i gjuajti me shishe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 10:25

Luftëtari justifikon tifozët: Reaguan pasi Magani i gjuajti me shishe

Pas ndeshjes së djeshme mes Luftëtarit dhe Teutës, trajneri i durrsakëve, Guigash Magani, ka treguar se është goditur nga tifozeria vendase në momentet e kaosit në fund të takimit. Këtë fakt e ka pranuar edhe klubi i Luftëtarit nëpërmjet një statusi në Facebook.

Por në vend që të distancohej nga akte të tilla të papëlqyeshme, gjirokastritët kanë justifikuar tifozët e tyre për këtë dhunë ndaj trajnerit Magani, duke akuzuar këtë të fundit se ka nxitur i pari përplasjet me tifozerinë duke i gjuajtur me shishe uji.

luftetari teuta

STATUSI I LUFTËTARIT  

“Është e vërtetë që pati një reagim por ndërkohë që tifozët e Luftëtarit kanë një vit që torturohen nga arbitrat dhe po protestonin ndaj tyre zotëria ka humbur kontrollin duke i goditur me shishe plastike dhe më pas tifozët e kthyen vëmendjen nga ai.

Ndoshta e bëri dhe për të vonuar lojën dhe kjo taktikë e zgjuar, por ama dhe tifozët kishin respekt për ty dhe ti e humbe. E mbi të gjitha trajneri paguhet për të mos reaguar jo më t’i godasë me shishe uji!!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"