Luftëtari jep shkëndija, Novi: Na penalizon mungesa e eksperiencës së lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 20:08

Luftëtari jep shkëndija, Novi: Na penalizon mungesa e eksperiencës së lojtarëve

Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi vlerësoi skuadrën për ndeshjen me Skënderbeun, ku gjirokastritët rezistuan për 75 minuta ndaj korçarëve, të cilët fituan falë golit të Blerim Krasniqit.
noviiii
“Luftëtari zhvilloi ndeshje me ritëm të kënaqshëm. Goli erdhi për fajin e mbrojtjes dhe aftësisë së sulmuesit të Skënderbeut. Ndikoi ndoshta dëmtimi i Isufit.

Aspekti sulmues – E kam thënë kemi djem me kualitete, por eksperienca e tyre na ka dëmtuar.

Mbrojtja – Nga ndeshja në ndeshje, në mbrojtje kanë luajtur shumë lojtarë të rinj. Sot ka luajtur mbrojtësi i majtë futbollist me U19”, përfundoi trajneri Neritan Novi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"