Luftëtari ironizon FSHF-në: Ndaj Laçit të luajmë në orën 9 të mëngjesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 10:15

Luftëtari ironizon FSHF-në: Ndaj Laçit të luajmë në orën 9 të mëngjesit

Ka mjaftuar ndryshimi i kalendarit për ndeshjen me Laçin, që Luftëtari të bëjë publikisht ironi me FSHF-në.

Luftetari

“Vëmendje!!! Nga ana e klubit tonë do të bëhet kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit, që ndeshja Luftëtari-Laçi, dt 20.11.2017 ora 14:00, të luhet në dt. 21.11.2017 ora 09:00 (në mëngjes). Klubi jonë shpreson shumë në mirëkuptimin e federatës!”, shkruante klubi.

luftetari

Pa kaluar shumë minuta kanë hedhur postimin e radhës, duke shtuar dozën e talljes, ndërsa shtonin që ishin gati ta luanin edhe në mbrëmje vonë këtë takim, paçka se stadiumi “Gjirokastra” nuk ka impiant ndriçimi.

luftetari1

“Klubit tonë, ky i duket një orar dhe ditë e papërshtatshme, prandaj shpresojmë në mirëkuptimin e federatës dhe caktimin e ndeshjes për ditën e martë në orën 09:00 ose në 21:00”, shkruante ndërsa të tjera klubi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"