Luftëtari hap dyert për tifozët, klubi thirrje FSHF-së: Mos na dërgoni kamikazë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 18:29

Luftëtari hap dyert për tifozët, klubi thirrje FSHF-së: Mos na dërgoni kamikazë

Klubi i Luftëtarit ka vendosur të hapë dyert e stadiumit për tifozët, në sfidën e së hënës ndaj Laçit, në Gjirokastër. Tribuna D do të jetë e gjitha falas për tifozët, ndërsa në atë A dhe B, hyrja do të kushtojë 200 lekë.

Stolat stadiumi Luftetari

Luftëtari i bën ftesë të gjithë tifozëve të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën në një moment delikat, edhe pse ndeshja është në një ditë dhe orar të pafavorshëm. Gjithashtu, klubi gjirokastritët i bëjnë thirrje federatës, të mos dërgojë arbitra kamikazë. Ja dhe postimi i plotë.

postimi luftetari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"