Luftëtari goditet nga dëmtimet, Mezani në ankth për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 13:26

Luftëtari goditet nga dëmtimet, Mezani në ankth për formacionin

Luftëtari i trajnerit Mezani është i destinuar që ndaj Partizanit të vuajë mungesat e disa lojtarëve, si Nemanja Janiçiç, Balsa Radoviç dhe Erald Hyseni. E sikur mos të mjaftonte dëmtimi i mesfushorit Albano Aleksi tri javë më parë, dje shtatlarti i mbrojtjes gjirokastrite, Nemanja Janiçiç, është dëmtuar në gjurin e djathë.

mezani

Stafi mjekësor i Luftëtarit konfirmoi për “Panorama Sport” se mbrojtësi ka pësuar një goditje të fortë që është shoqëruar me një enjte të gjurit. Por, telashet për Mezanin duket se s’kanë fund, teksa mesfushorët Balsa Radoviç dhe Erald Hyseni janë me regjim shtrati. Viroza gripale është shoqëruar me temperaturë të larta për Radoviçin. Dëmtimi i mesfushorit të ri Hyseni në ndeshjen miqësore me Bylisin e çon në tre numrin e lojtarëve që do t’i mungojnë Luftëtarit në përballjen me Partizanin. Jo vetëm dëmtimi, por dhe gjendja gripale është një arsye më shumë për Hysenin për të mos qenë në dispozicion të Mezanit. Kapiteni- Në miqësoren me Bylisin, që u luajt të shtunën e kaluar në stadiumin “Gjirokastra”, kapitenit Behar Ramdani iu desh të braktiste fushën në minutën e 34-t, për shkak të një kontraktimi muskulor në kofshën e djathtë. Dëmtimi nuk duket serioz, ndaj pritet që Ramdani të jetë i gatshëm.

luftetari

Në seancën e paradites së djeshme, kapiteni nuk ishte nën urdhrat e stafit teknik, ndërkohë që pasdite u përgatit me grupin. Gjithsesi, trajneri Mezani i druhet aktivizimit të Ramadanit në ndeshjen me Partizanin gjithnjë nëse gjërat s’do të shkojnë për mirë gjatë ditëve në vijim. Vetë kapiteni konfirmoi për “Panorama Sport” se pritet të jetë gati për sfidën me të kuqtë. Përpos këtyre dëmtimeve, trajneri Mezani vijon përgatitjet me të tijtë për të projektuar formacionin e tij më të mirë për të përballuar Partizanin. Mezanit i duhet të gjejë zëvendësuesit e të dëmtuarve në mbrojtje dhe mesfushë.

Sakaq, me Rrocën e rikthyer, Luftëtari pritet të jetë më kualitativ. Mezani, sa herë që është pyetur nga “Panorama Sport” lidhur me kontingjentin e lojtarëve në dispozicion, ka thanë: “Unë kam 25 lojtarë në skuadër dhe të gjithë për mua janë më të mirët e kampionatit”.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"