Luftëtari bllokon 2 futbollistët e huaj, vjen sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 18:50

Luftëtari bllokon 2 futbollistët e huaj, vjen sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit

Luftëtari bllokon dy nga lojtarët e huaj që janë larguar pa miratimin e klubit në fundin e muajit dhjetor dhe nuk janë kthyer më në stërvitje në fillim të janarit 2020. 

paiteris luftetari

“Panorama Sport” zbulon nga burime pranë klubit bluzi se portieri grek, Panajotis Paiteris, dhe sulmuesi holandez, Angelmo Vyent, kanë kërkuar largimin, por klubi ka kundërshtuar, duke iu bërë thirrje të kthehen në skuadër dhe të respektojnë marrëveshjen.

vYENT

Mësohet se klubi ka vepruar me dy të huajt si në rastin e Donald Rapos, duke njoftuar FSHF-në për gjobat pas çdo mungese në stërvitje. Mbetet për t’u parë nëse të huajt do të kthehen apo do të padisin Luftëtarin në FIFA.

arber mehmetllari

Gazeta mëson se i afruari i fundit në skuadër është sulmuesi 19-vjeçar, Arbër Mehmetllari, i cili është pjesë edhe e Kombëtares U-20. Ai vjen pas një eksperience te Lokomotiva e Zagrebit dhe pritet të firmosë me Luftëtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"