Luftëtari “blindon” edhe 2 talente, Kostiç “shtrydh” ekipin për duelin me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 21:10

Luftëtari “blindon” edhe 2 talente, Kostiç “shtrydh” ekipin për duelin me Laçin

Luftëtari vazhdon t’u besojë të rinjve. Listës së stërgjatë i janë shtuar edhe dy të tjerë. Fjala është për sulmuesin 19-vjeçar Dhimitër Andoni (i ardhur nga skuadra e Butrintit), si dhe Erind Jahelezi ( produkt i akademisë së futbollit, Alban Bushi). I pari, nga sa mësohet, duket se ka nënshkruar kontratën afatgjatë për 4 vite me Luftëtarin. Ndërkohë që 17-vjeçari Jahelezi pohon për “Panorama Sport” se ka nënshkruar me bluzinjtë për 2 sezone.

luftetariiii

Të dy kanë bindur, ndaj klubi ka menduar që t’i blindojë. Kthesa – Bluzinjtë kërkojnë kthesën. Pas humbjes në start, të besuarit e Kostiç kanë vijuar përgatitjet për transfertën laçiane. Stërvitjet nuk po zhvillohen në kompleksin sportiv “Fusha e Vjetër”, por në fushën sportive “Lefter Millo”. Për të mos dëmtuar tapetin artificial, drejtuesit janë kushtëzuar që ta zhvendosin ekipin në Derviçan. 28 lojtarët e pranishëm dje, pasi kanë kryer ushtrimet aerobike dhe atletike, janë ndalur në lojën me top. Te të gjithë është parë angazhim për të zbatuar me përpikëri detyrat e dhëna, si për të dëshmuar se tashmë ka ardhur koha e fitores. Sakaq, ra në sy prania e një numri të konsiderueshëm tifozësh. Emigrantë të shumtë, sidomos të ardhur nga Greqia në Dropull, janë ata që e ndoqën stërvitjen e gjirokastritëve, e cila zgjati më shumë se 90 minuta.

milos kostic luftetari

KUNDËRSHTARI – Laçi është një kundërshtar që meriton të merret në konsideratë. Ndaj, në kampin gjirokastrit e kanë vlerësuar këtë 90-minutësh. Koshientë se gjenden përpara një sfide të vështirë, futbollistët e pranojnë se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj laçianëve, por njëherazi besojnë se nuk do të dalin pa pikë nga fusha e lojës. Luftëtari vjen me humbje, ndaj në letër favorit mund të konsiderohen kurbinasit. Dihet se bluzinjve nuk u lejohen hapa fals, pasi nëse do të gabonin përsëri, atëherë gjithë mundi dhe puna e startuar nga 6 shtatori i këtij viti do të sfumohej. Luftëtari si për koincidencë do të përballet me Laçin këtë javë të dytë, ashtu si dhe sezonin e shkuar. Në takimin e luajtur vjet, bluzinjtë triumfuan me rezultat minimal falë golit të Kristal Abazajt në 60-ën.

Tomor Shehu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"