Luftëtari barazon me ekipin e Kategorisë së Dytë, sot sërish në fushë kundër Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 10:16

Luftëtari barazon me ekipin e Kategorisë së Dytë, sot sërish në fushë kundër Bylisit

Luftëtari, në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Vllazninë, dje në fushën e stadiumit “Gjirokastra” u testua me Butrintin. Rezultati 2-2 që rezervoi testi miqësor, për stafin teknik të Luftëtarit ishte thjesht matje pulsi, në periudhën e ndërprerjes së kampionatit.

Luftetari

Por kjo miqësore nuk do të mbetet e fundit, pasi për sot është planifikuar një tjetër sfidë, ku po në Gjirokastër do të përballen me Bylisin. Në testin e djeshëm trajneri Jorgos Marantas fillimisht u besoi lojtarëve që ka angazhuar më së shumti në javët e fundit, por në të dytën u dha mundësi edhe të tjerëve, ku bënte pjesë edhe sulmuesi Realdo Fili, ndaj të cilit është hequr pezullimi.

luf

NDESHJA

Përballja miqësore mes dy fqinjëve nisi me mundësi shënimi për gol nga lojtarët e Butrintit. Ish-ët e Luftëtarit, Mahmutaj dhe Zholi, si dhe emra si Barka e Xhuvani nuk mjaftuan për sarandjotët për tundjen e rrjetës bluzi. Në minutën e 23- të, topi i gjatë i portierit Paiteris gjeti në kohën e duhur Likën, i cili falë asistit për Qaton sigloi shifrën 1-0 për bluzinjtë. Me kalimin e minutave sarandjotët morën frenat e lojës, por pa ia dalë të jenë rezultativë në fazën sulmuese. Pas minutës së 25-të Luftëtari nisi serinë e zëvendësimeve ku u aktivizuan lojtarë si Angelo Vyent, Alvi Ahmetaj, Eraldo Hyseni, të cilët hynë në vendin e kapitenit Acka, Dragoshi e Dushkaj. Aktivizimi i këtyre lojtarëve shërbeu për t’i dhënë më shumë theks lojës sulmuese. Rastet e krijuara për shënim nuk munguan pas minutës së 35- të, por për mospërqendrim të lojtarëve bluzinj dhe lojës së kujdesshme të miqve në mbrojtje nuk u shënua.

skeda

Pjesa e dytë u shndërrua e gjitha në një “teatër”, ku aktorët futen në skenë për të dhënë shfaqjen e radhës dhe për të testuar cilësitë. Në minutën e 58-të Dhrami shfrytëzon hapësirën e lënë bosh nga mbrojtësit bluzinj dhe nga afër s’e ka të vështirë për të shënuar golin e barazimit. Aktivizimi i lojtarëve si Fili, Renja, Ziaj, Puci, Alinani, Çela etj, i dha shpejtësi dhe bukuri lojës së Luftëtarit. Me Filin dirigjent në fushë, Renjën e shpejtë në krah dhe egon profesionale të të rinjve, Luftëtari gjen golin e dytë me autor Ziajn. Asisti i shtatshkurtrit Alinanaj shfrytëzohet me zgjuarsi nga gjirokastriti Ardit Ziaj, teksa me të majtën la të shtangur portierin mik në minutën e 84-t. Miqtë të etur për të treguar cilësitë e tyre në planin individual dhe në shërbim të skuadrës hidhen në sulm për gjetur golin e barazimit. Në minutën e 88-të ndërhyrja e portierit Qyrani është vlerësuar e parregullt nga kryesori Edvin Latifi. 11-metërshi u shndërrua në gol nga Dalanaj. 2-2 u mbyll sfida Luftëtari- Butrinti në fund të së cilës nuk munguan dhe përqafimet mes formacioneve në fushën e lojës.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"