Luftëtari afron tre të rinj, priten 6 goditje “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 14:29

Luftëtari afron tre të rinj, priten 6 goditje “big”

Luftëtari i Mlladen Milinkoviçit është duke u stërvitur intensivisht në tokën greke prej dy ditësh në kushte mjaft të mira klimaterike, falë terrenit malor të Nausës. Futbollistët janë duke u stërvitur me dy seanca në ditë ku vëmendje të veçantë stafi teknik është duke i kushtuar rritjes së treguesve fizikë, si dhe avancimit të treguesve teknikotaktikë.

luftetari stafi

Pjesë e grupit nën urdhrat e dyshes Milinkoviç-Papa janë edhe tre më të rinjtë. Ardit Ziaj, Rudi Mahmutaj dhe Kristi Koshi janë të selektuarit e grupmoshave, të cilët nga stafi teknik i Luftëtarit shihen si tre nga pesë emrat e moshës nën 21 vjeç që do të jenë pjesë e listës shumëemërore e 25 të federuarve në mbyllje të merkatos së verës. Tre futbollistët e rinj, falë performancës dhe cilësive që posedojnë, ia kanë dalë të bindin stafin teknik për të qenë pjesë e Luftëtarit të Superiores.

Ardit Ziaj, edhe pse vetëm 17 vjeç, falë cilësive tekniko-taktike si dhe intuitës përpara portës (23 gola me U- 17), është më i riu i bluzinjve që vijon së bashku me të tjerët përgatitjet në Nausa. Sakaq, edhe dy 19-vjeçarët, Kristi Koshi dhe Rudi Mahmuti, kanë rezultuar decizivë për formacionin e Petraq Meçit. Afrimi i tre futbollistëve të rinj pranë Luftëtarit është dëshmi e strategjisë që po ndjekin drejtuesit gjirokastritë në këtë merkato vere. Nesër (sot) Luftëtarit pritet t’i bashkohen edhe gjashtë futbollistët e huaj të projektuar si prurje cilësore nga stafi bluzi.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"