Luftëtari 20 vite pa humbje në shtëpi ndaj “demave”, disfata e fundit daton në 1997

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 20:59

Luftëtari 20 vite pa humbje në shtëpi ndaj “demave”, disfata e fundit daton në 1997

Luftëtari nesër pret në shtëpi Partizanin, një kundërshtar që i ka sjellë fat gjirokastritëve në dy dekadat e fundit gjatë përballjeve në shtëpi. Në njëfarë mënyre, transferta e Gjirokastrës është kthyer në makth për Partizanin, i cili ka 20 vite që nuk e mund Luftëtarin në shtëpi. Për herë të fundit, të kuqtë kanë fituar në Gjirokastër më 22 nëntor 1997, ku asokohe skuadra quhej Shqiponja dhe jo Luftëtari.

luftetari teuta

Të besuarit e trajnerit Hasan Lika shpresojnë që ta ruajnë traditën me kryeqytetasit edhe në sfidën e nesërme që do të luhet në orën 13:00, në stadiumin “Gjirokastra”. Përballjet e sezonit të fundit mes Luftëtarit dhe Partizanit konfirmojnë në njëfarë mënyre baraspeshën e rezultateve mes dy ekipeve. Luftëtari i këtij viti i ka parametrat disi më të ulta në krahasim me të njëjtën pikë te sezonit të shkuar.

Të ndodhur para kësaj, ecuria, suksesi ndaj të kuqve shikohet jetik për gjirokastritët, të cilët janë të përfshirë në luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Të dyja ekipet vijnë në këtë duel pas fitoreve respektive në javën e fundit, ku Luftëtari mori një trepikësh “të artë” në Kamzë, ndërsa Partizani fitoi në shtëpi ndaj Teutës. Kryeqytetasit përveç suksesit të sotëm ia kanë vënë syrin edhe disa lojtarëve të spikatur të Luftëtarit, kryesisht Abazajt dhe Bregut.

luftetari

Përgatitjet- Para ndeshjes me Partizanin, gjirokastritët janë konfirmuar si pjesëmarrës në turin çerekfinal të Kupës, pasi Disiplina dje ia ka dhënë fitoren në tavolinë Luftëtarit në ndeshjen ndaj Bylisit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hasan Lika është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për takimin me Partizanit. Lika do të jetë përballë të shkuarës, por synon fitoren si trajner i Luftëtarit.

Trajneri kryeqytetas, gjatë këtyre ditëve, ka punuar shumë në ngritjen e kurthit për të kuqtë, por mbetet për të parë se çfarë interpretimi do i bëjnë lojtarët ndeshjes në fushë. Albano Aleksi është i pezulluar nga kartonët, ndërkohë që gjithë të tjerët janë të gatshëm për të treguar se Luftëtari meriton më shumë.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"