Luftëtar i dorëzuar, Laçi fiton dhe shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 15:10

Luftëtar i dorëzuar, Laçi fiton dhe shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

Është mbyllur në Gjirokastër sfida e dytë gjysmëfinale midis Luftëtarit dhe Laçit me humbjen e vendasve 0-1.

Ekipi i Laçit kualifikohet kështu për në gjysmëfinale, pasi në rezultat të përgjithshëm fitoi 0-4 ndaj gjirokastritëve.

laci luftetari

Trajneri Lika e filloi sfidën me formacionin e dytë, sepse shumë nga yjet e ekipit mungonin në formacion.

Pasi pjesa e parë përfundoi në barazimin 0-0, ai hodhi në fushë Bregun, Abazajn dhe Rrocën, por që as këta të tre nuk bënë dot asgjë ndaj një Laçit që duket se kupën e ka indentitet të vetin.

Golin e vetëm të takimit e shënoi ish-lojtari i Luftëtarit që tani luan për Laçin, Rexhinaldo.

luftetari laci

LUFTËTARI 0-1 LACI

MINUTË PAS MINUTE

Laçi kualifikohet për në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 0-4

Mbyllet takimi në Gjirokastër, Luftëtari 0-1 Laçi.

90’ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë.

87’ Aleksi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.

86’ Ribeiro tenton të godasë nga një goditje dënimi shumë pranë ortës. Godet bukur ai për në cepin e portës, por grushton Selmani.

82’ Bregu merr përsipër një goditje dënimi por gjuan shumë larg kuadratit të portës vlonjati.

80’ Largohet nga fusha Uzuni dhe hyn Xhixha.

76’ Kërkohet Bregu me një top të gjatë, por lojtari ishte në pozicion jashtë loje.

72’ Ribeiro merr përsipër një goditje dënimi, Godet ai por topi përfundon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Selmani.

69’ Selmani largon një top nga zona e Laçit, por ngelet e dëmtuar dhe merr ndihmën mjekësore. Kthehet në fushë pas një minute.

61’ Tension në fushë. Kallaku dhe Ribeiro kapen me njëri-tjetrin. Ribeiro ndëshkohet me të verdhë, ndërsa për Kallakun ka karton të kuq.

58’ Liçaj kërkon të gjejë Bregun me një pasim nga e djathta, por sulmuesi vlonjat nuk arrin dot te topi, ndërkohë që porta ishte e boshatisur.

50’ Goooooool Rexhinaldo. Godet me kokë pas një asisti te Lushkjes, i cili dërgoi një kros nga e djathta e fushës.

46’ Ndersa te Laci, Zogaj dhe Lushkja futen në vendet e Bardhit dhe Shtubinës

46’ Fillon pjesa e dytë në Gjirokastër. Lika hedh në fushë artilerinë e rëndë, Bregu, Abazaj dhe Rroca.

Mbyllet pjesa e parë, Luftëtari 0-0 Laçi.

45’ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

43’ Aksion i skuadrës gjirokastrite. Aleksi godet nga jashtë zone, topi devijohet nga një lojtar i Laçit dhe del jashtë për goditje dënimi.

41’ Liçaj dërgon një top të bukur në zonë në drejtim të Lamces, por për anësorin ishte pozicion jashtë loje.

37’ Aksion i ekipit gjirokastrit. Minga merr krahun e djathë dhe hedh një kros në zonën e Selmanit, por ky i fundit ngrihet në ajër dhe kontrollon topin.

35’ Uzuni merr përsipër një goditje dënimi. E hedh në zonë ai, godet Rexhinaldo me kokë, topi prek një lojtar të Luftëtarit dhe del jashtë. Goditje këndi.

33’ Kontrollon topin Laçi në gjysmëfushën e vet.

30’ Të acaruar lojtarët e Luftëtarit. Liçaj bën një faull të panevojshëm në mesfushë.

26’ Përsëri pranë golit Laçi. Dy goditje të tyre nga brenda zonës devijohen dhe topi shkon në këmbët e lojtarëve të Luftëtarit.

19’ Tjetër rast i artë për Lacin, Lulaj shumë afër golit pas një goditje me kokë  nga brenda zonës, por pret portieri i Luftëtarit.

16’ Del në sulm Laçi. Pasimi i Kallakut nga e djathta arrin te Rexhinaldo. Janku rrëshqet, por përsëri Rexhinaldo nuk e dërgon topin në kuadratin e portës.

15’ Lamcja tenton një goditje nga jashtë zone, por gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe e kontrollueshme për portierin Selmani.

9’ Ndërhyrje e gabuar e Liçaj në mesfushë. Shtubina gjendet i shtrirë përtokë.

7’ Rasti më i mirë deri tani. Rexhinaldo tenton me kokë pas një goditje këndi, por topi shkon jashtë.

5’ Laçi më këmbëngulës në minutat e para. Disa herë pranë goli skuadra kurbinase.

1′ Nis sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

LUFTËTARI: Athanosopulos, Toledo, Janku, Beqiri, Rapo, Liçaj, Aleksi, Minga, Ribeiro, Demo, Lamçja. Trajner: H. Lika

LAÇI: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi, Kallaku, Shtubina, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: G. Mezani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"