Luftëtari me “pesë yje”, leksion futbolli Partizanit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 14:52

Luftëtari me “pesë yje”, leksion futbolli Partizanit (Video)

Luftëtari shpartalloi Partizanin me rezultatin 5-0 duke i dhënë leksion futbolli të kuqve. Djemtë e drejtuar nga trajneri Hasan Lika, ishin të papërmbajtshëm teksa e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 3 golave.

 

Luftetari3

Ishte Dejvi Bregu njeriu që hapi serinë e golave në minutën e 21-të. Në minutën e 37-të talenti elbasanlli Kristal Abazaj realizoi një gol spektakolar, duke bërë që të shpërthejë festa në Gjirokastër. Dy minuta më vonë ishte radha e Eduard Rrocës, i cili shënoi golin e tretë.

Bregu

Në pjesën e dytë, bluzinjtë shënuan edhe dy gola të tjerë me autor Eri Lamçjan. Partizani ishte inekzistent dhe i dorëzuar në përballjen e sotme, duke pësuar humbjen më të thellë në histori. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Sulejman Starova dha dorëheqjen.

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Luftëtari-Partizani 5-0

88′ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga pësimi i golit të 6-të, pas gjuatjes nga goditja e dënimit nga ana e Zguros.

80′ GOOOL Lamçja 5-0. Dejvi Bregu shpërthen bukur në krahun e majtë dhe jep një asist për Lamçen, i cili e pati shumë të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

75′ Partizani në kërkim të golit të nderit, Xhixhua provon me një gjuajtje, por ndaj portieri Ruçi.

61′ GOOOL Lamçja 4-0. Sulmuesi përfiton nga një rrëmujë brenda zonës duke shtyrë topin në rrjetë. 

60′ Edhe Luftëtari kryen zëvendësimin e parë, largohet autori i golit të dytë Kristal Abazaj në fushë Përgjini.

58′ Zëvendësim i parë për Partizanin, largohet Kotobelli në fushë Fili.

52′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.

48′ Bregu provon me të majtën nga distanca, pret mjaft bukur portieri Alban Hoxha.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Luftëtari-Partizani 3-0. 

39′ GOOOL Rroca 3-0. Sulmuesi merr një top të gjatë nga mbrojtja, përfiton nga përgjumja e lojtarëve të Partizanit dhe shënon golin e tretë. 

37′ GOOOL Kristal Abazaj 2-0. Një shpërthim nga mesi i fushës, ia kalon topin mes këmbëve Ibrahimit, dhe i vetëm përballë Hoxhës nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën. 

35′ Mundësi mjaft e mirë për Partizanin, Malota ka gjuajtur me kokë brenda zonës, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën. Mbrojtësi ka pësuar edhe një dëmtim pas këtij momenti.

21′ GOOOL Luftëtari 1-0. Pas një këmbëngulje të gjatë brenda zonës, Dejvi Bregu, ka devijuar topin në rrjetë nga shumë pranë vijës fatale. 

14′ Goditje nga këndi për Luftëtarin. Zguro kroson në zonë, por lojtarët e Partizanit s’pastrojnë zonën.

6′ Futbollistët e Luftëtarit pretendojnë për një 11-metërsh, pas rrëzimit të Rapos brenda zonës.

1′ Ka nisur takimi.

Luftëtari-Partizani 5-0

Bregu 21′, Abazaj, Rroca, Lamçja (2)

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramadani, Rapo, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçe. Trajner: Hasan Lika
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kotobelli, Batha, Vila, Trashi, Progni, Asani, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Kridens Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"