“Luftë” prej muajsh rreth rinovimit të kontratës, Nojer pas fitores: Ende nuk kemi arritur diçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 21:58

“Luftë” prej muajsh rreth rinovimit të kontratës, Nojer pas fitores: Ende nuk kemi arritur diçka

Kapiteni dhe portieri i Bajernit Manuel Nojer ende nuk ka firmosur rinovim të kontratës me klubin bavarez.

Nojer dhe Levandovski
Pas fitores së kampionëve në fuqi të Gjermanisë ndaj Unioni Berlinit 0-2, ndeshja e parë për të dyja ekipet pas 2 muajsh ndërprerje të kampionatit, 34-vjeçari deklaroi se ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve rreth së ardhmes së tij.

Prej disa muajsh, Nojer dhe Bajerni u konfliktuan verbalisht rreth rinovimit të kontratës së kampionit të botës në vitin 2014. Nojer nuk pranon të qëndrojë në stol sezonin e ardhshëm teksa te Bajerni do të mbërrijë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel.

“Për momentin, nuk ka ndonjë gjë për të deklaruar. Jam i lumtur te Bajerni dhe ata janë të gëzuar që më kanë mua si kapiten dhe portier. Të dyja palët jemi optimiste, por ende nuk kemi arritur te rinovimi”, u shpreh Nojer pas fitores ndaj Union Berlinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"