“Luftë” në Holandë, klubi i njohur i shkruan UEFA-s: Në Champions duhet të jemi ne dhe jo Ajaksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:48

“Luftë” në Holandë, klubi i njohur i shkruan UEFA-s: Në Champions duhet të jemi ne dhe jo Ajaksi

AZ Alkmar kërkon zyrtarisht vendin e Holandës në Champions për sezonin e ardhshëm.AJAKS

Klubi holandez i ka shkruar UEFA-s, duke i kërkuar që të ndryshojë vendimin e marrë nga Federata Holandeze, që për momentin e ka ndërprerë Eredivizen dhe i ka vendosur klubet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane për sezonin 2020-’21 në bazë të klasifikimit aktual.

“Harkëtarët”, të cilëve nuk iu akordua titulli kampion, u vlerësuan me vendin e parë, pavarësisht se dy skuadrat ishin me pikë të barabarta në krye, por Ajaksi kishte golavarazh më të mirë.

Megjithatë AZ, që ka fituar dy ndeshjet direkte gjatë sezonit, pretendon se duhet të qëndrojë përpara rivalëve në klasifikim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"