Luftë “diktatorit”, Bundesliga urren Bajernin e Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 18:10

Luftë “diktatorit”, Bundesliga urren Bajernin e Mynihut

Pak buzëqeshje, vësh trime serioze dhe të shqetësuara. Të shikoje fytyrat e lojtarëve të Bajernit, dukej sikur ishte kthyer një vit pas. 28 shtatori ishte dita e shkarkimit të Ançelotit, të cilit iu dhanë duart pas humbjes 3-0 ndaj PSG-së dhe një serie mosmarrëveshjesh që minuan marrëdhënien mes trajnerit, senatorëve të skuadrës dhe klubit. Por situata sot është krejtësisht e ndryshme: me Kovaçin, bavarezët kanë fituar të pesta ndeshjet e para sezonale.

bajern

Kroati, nëse do të fitonte 3 të ardhshmet (Benfikës në Champions dhe Shalkes e Augsburgut në kampionat), do të barazonte rekordin e fitoreve që vendosi pikërisht Ançeloti në 2016- 17. Po atëherë çfarë po e shqetëson Bajernin? Dëmtimet! Sepse janë shumë, janë të rënda dhe jo rastësore.

DËMTIMET – Të shtunën, bavarezët mundën 3-1 Leverkusenin duke kryesuar të vetëm. Gjatë pjesës së parë, Toliso u detyrua të lërë fushën pas një përplasjeje me Foland. Në pjesën e dytë ishte Rafinja ai që u dorëzua pas një faulli të rëndë të Belarabit (u ndëshkua me karton të kuq). Që në mbrëmje Bajerni konfirmoi dyshimet: Toliso u dëmtua rëndë në gju dhe do të qëndrojë jashtë për shumë muaj. Edhe dëmtimi i Rafinjës është serioz: braziliani do të mungojë 3-4 javë. Që në javën e parë kundër Hofenhaimit, kampionët humbën edhe shërbimet e Komanit (këputje ligamenti) për një ndërhyrje të rëndë të Shulcit.

GettyImages-1033659194.0.0

“Ky ishte futboll i egër”, e cilësoi numri 2 i klubit, Rumenige. Në javën e dytë, Shtutgarti bën vetëm tre faulle kundër Bajernit, por dy veçanërisht të rëndë. Viktima është Riberi që pas ndërhyrjes së Mafeos, doktorët i japin ndihmën e parë në këmbën e djathtë. Çaloi për disa momente, por vazhdoi të luante. Më përpara, ishte Donis ai që i kish te dhënë një tjetër goditje. “U luajt shumë ashpër kundër nesh dhe veçanërisht ndodh ndaj lojtarëve tanë.

corentin-tolisso_3mrl5k1j33h31i81w6068insi

Arbitrat duhet të tregohen më të ashpër”, u ankua drejtori sportiv, Salihamixhiç. Në Superkupë kundër Frankfurtit, Alaba braktisi fushën pasi mori një goditje të rëndë në gju.

Koman

Në atë rast, fatmirësisht nuk kishte asgjë serioze, por përshtypja që kanë në “Säbener Strasse” është e qartë: kundërshtarët, të irrituar nga supremacia e bavarezëve, sulmojnë ashpër. Në ndonjë rast duke luajtur edhe jo ndershëm.

Albana Bajern

REAGIMET – Në fund të ndeshjes, Kovaç dhe Hënes u treguan shumë të ashpër: “Ajo e Belarabit është më e rëndë se një ndërhyrje për të kuq. Po nis të mërzitem. Po shndërrohemi në një pre të lehtë”, u ankua trajneri. Edhe presidenti Hënes humbi durimin: “Ai i Belarabit është një faull i një të sëmuri mendor.

Meriton 3 muaj skualifikim për idiotësinë”. Në Gjermani, dëmtimet e Bajernit nuk janë i vetmi argument diskutimi. Të mëdhatë po zhgënjejnë. Lajpcigu fitoi me vuajtje ndeshjen e parë. Leverkusen dhe Shalke janë ende në kuotën e 0 pikëve. Kjo është arsyeja përse në Bundesligë për momentin ka pak fytyra të qeshura, sepse zemërimin e këtyre ekipeve e vuan ai që dominon historikisht.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"