“Lufta për titullin do të jetë deri në fund”, kapiteni Telushi: Nuk më lejohet të nxis trazirat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 22:03

“Lufta për titullin do të jetë deri në fund”, kapiteni Telushi: Nuk më lejohet të nxis trazirat

Partizani triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e 34-t të Kategorisë Superiore. Në lidhje me këtë duel foli edhe kapiteni i të kuqve, Bruno Telushi, që në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Oversport”, deklaroi:  

 TELUSHI

Triumfi ndaj Vllaznisë- Jam dakord me trajnerin se e menduam ndeshjen e fituar. Pësuam një gol dhe na u bë e vështirë. Por në fund jemi të kënaqur që morën 3 pikët. 

Duhet të flasim të gjithë dhe të marrim përgjegjësitë. Lufta për titullin do të jetë deri në fund. Ne si Partizani do të luajmë gjithçka për gjithçka deri në fund. 

Sendet e hedhura të tifozëve të Tiranës ndaj Telushit- Mundohem të bëj më të mirën. Unë mbaj shiritin e kapitenit dhe nuk më lejohet të nxis trazirat. Janë gjeste normale në futboll dhe duhet t’i kalojmë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"