Lufta për Mbapenë, Liverpuli dhe Reali i falen kontratës. Sulmuesi francez do të kushtojë vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 14:53

Lufta për Mbapenë, Liverpuli dhe Reali i falen kontratës. Sulmuesi francez do të kushtojë vetëm…

Objektivi i madh i Realit të Madridit për vitin e ardhshëm është Kilië Mbape. Sulmuesi francez i ka komunikuar PSG-së se nuk do të vazhdojë të qëndrojë më në skuadër dhe se ky është sezoni i fundit aty. “Galaktikët” kanë mësuar edhe çmimin që do të ketë transferimi i sulmuesit francez: 100 milionë euro. Një vlerë shumë e ulët në krahasim me rritjen e madhe që ka pësuar tregu i merkatos në vitet e fundit. 100 milionë euro po kërkohen për futbollistë që nuk kanë talentin e Mbapesë, ndërsa ai për momentin është lojtari më i shtrenjtë i futbollit dhe kartoni i tij vlerësohet 180 milionë euro.

Mbape

KONTRATA ALEAT – Por ka një fakt shumë të rëndësishëm në çështjen që do të jetë telenovela e merkatos për vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për kontratën e futbollistit, e cila është e vlefshme deri në vitin 2022 dhe ai nuk ka asnjë ide për ta rinovuar atë. Situatën po e ndjek me vëmendje edhe ekipi i Liverpulit, i cili gjithashtu e konsideron si një nga blerjet e rëndësishme për të vazhduar dominimin në Angli, por edhe rikthimin në majat e Europës. Jyrgen Klop është rivali i madh i Zinedin Zidanit në këtë situatë.

Anglezët janë disi më të avantazhuar në aspektin ekonomik sesa spanjollët për shkak të të ardhurave nga të drejtat televizive. Por, 100 milionë euro nuk konsiderohen të shpërdoruara për një futbollist që është një nga më të mirët në botë dhe konsiderohet si “Topi i Artë” i ardhshëm.

mbape

Po pse kontrata është aleat për të dyja skuadrat? Sepse ajo i skadon pas dy vitesh dhe sulmuesi francez mund t’i bëjë presion skuadrës së PSG-së që ta lërë të lirë ose në të kundërt do të qëndrojë edhe një vit dhe të largohet me zero. Ky është një skenar që Leonardo as nuk e çon ndërmend dhe sigurisht që do të detyrohet ta largojë, por shitja e Kilë Mbapesë nuk do të jetë më e shtrenjta e historisë dhe shoku i tij i skuadrës, Nejmar, do të vazhdojë të jetë i pari në listë me 222 milionë euro të shpenzuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"