Lufta në Siri, Ministri i Jashtëm francez bojkotoi ndeshjen Francë-Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 15:12

Lufta në Siri, Ministri i Jashtëm francez bojkotoi ndeshjen Francë-Turqi

Komiteti europian nuk mund të bie dakord për një ndalim të sulmeve të Taip Erdogan, por Franca kërkoi të jepte një mesazh politik ndaj numrit një të shtetit turk.

Turqi-France

Pas sulmit të ushtrisë turke në Sirinë e Veriut, ministri i jashtëm francez, Zhan Iv Lë Drio, anuloi prezencën e tij në ndeshjen e djeshme midis Francës dhe Turqisë në “Stade de Francë” të Parisit. Burime brenda Ministrisë së Jashtme të Francës konfirmuan lajmin e mosparaqitjes së Drios në ndeshjen e luajtur dje në mbrëmje për kualifikueset e “EURO 2020”.

Në “Twitter”, numri një i partisë konservative të Francës, Zhan Kristof shkruan se: “Nuk mund të presim një komb që miraton një masakër ndaj krudëve”. Ndërkohë ambasadori turk në Francë u shpreh se këto zhvillimet e ndodhura në Siri nuk kanë lidhje me ndeshjen.

“Ajo çfarë po ndodh në Siri është një çështje tjetër, ndeshja një tjetër”, tha Ismail Haki Musa. Kryeministri francez, Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë telefonuar Erdoganin duke i kërkuar atij të ndalonte sulmet në Siri, shkruan “Bild”.

Më shumë se 130 mijë njerëz janë detyruar të braktisin vendin ku po kryen sulmet. 60 civilë janë vrarë së bashku me 86 ushtarë, të cilët ndodheshin në zonën e Maburka (kufiri Turqi-Siri), aty ku po zhvillohen luftimet. Edhe nga krahu turk janë vrarë deri tani 18 civilë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"