”Lufta” Europiane/ Kukësi e Luftëtari bëjnë diferencën. Ja klasifikimi i ndeshjeve direkte pas 23 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2018 | 23:40

”Lufta” Europiane/ Kukësi e Luftëtari bëjnë diferencën. Ja klasifikimi i ndeshjeve direkte pas 23 javësh

|Lufta” për një vend në Ligën e Europës ka përfshirë gjashtë skuadra, që kanë një diferencë të vogël pikësh nga njëra-tjetra. Nga Kukësi i vendit të dytë (39 pikë) deri te Kamza që pozicionohet e shtata (32 pikë), janë vetëm 7 pikë diferencë. Por, duke marrë parasysh që Flamurtari i vendit të tretë (pozicion që gjithashtu të çon në Europë) ka 36 pikë, gara bëhet edhe më e ethshme mes gjashtë klubeve për dy bileta që të kualifikojnë direkt në kompeticionin e UEFA-s.

kukesi partizani

Pas 23 javësh kampionat, Kukësi, Flamurtari, Luftëtari, Laçi, Partizani dhe Kamza janë ekipet që praktikisht do të luftojnë deri në fund për Europën. Mirëpo, në një kampionat deri diku të paparashikueshëm, aq edhe të çuditshëm, siç është Kategoria Superiore, nuk mund të përjashtohet mundësia që për Europë të jenë edhe Vllaznia dhe Teuta. Këto dy skuadra për momentin kanë një garë mbijetese mes tyre, edhe pse në 13 javët e mbetura gjithç- ka mund të ndodhë. Por, si është ecuria e gjashtë klubeve që duan Europën në ndeshjet direkte mes tyre?

renditja

“Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim pas 37 ndeshjeve që Kukësi, Flamurtari, Luftëtari, Laçi, Partizani dhe Kamza kanë luajtur me njëra-tjetrën deri më tani. Në renditjen hipotetike pas 23 javësh, rezulton se Kukësi dhe Luftëtari kanë bërë diferencën. Kampionët në fuqi janë në vendin e dytë dhe nëse kampionati mbyllej sot, do të ishin në Europë. Nga ana tjetër, gjirokastritët pozicionohen të katërtit. Secili nga ekipet ka zhvilluar 13 ndeshje me rivalët direkt, duke pasur një ecuri të njëjtë me 6 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.

statistik

Kukësi është i pari në renditjen e ndeshjeve direkte për shkak të golavarazhit më të mirë se bluzinjtë. Me rivalët 13 herë është përballur edhe Laçi, por nuk ka një ecuri të mirë, pasi ka marrë vetëm 3 fitore, ndërsa ka 4 dhe 6 humbje. Flamurtari ka luajtur 11 ndeshje deri më tani, duke pasur 4 fitore, 5 barazime dhe dy humbje.

faza dyte

Vlonjatët kanë një ecuri jo të mirë vetëm me Luftëtarin dhe Laçin. Nga ana tjetër, Kamza rezulton me 5 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Në ndeshjet direkte, ecurinë më të dobët e ka Partizani që ka arritur vetëm tre fitore, duke koleksionuar 7 humbje dhe 2 barazime. Kukësi dhe Luftëtari janë të parët me nga 22 pikë, ndërsa më pas vjen Flamurtari me 17, Kamza me 16, Laçi me 13 dhe Partizani i fundit me 11.

Capture

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"