“Luani fitoren e Vllaznisë në Korçë”, klubi shkodran zgjedh heshtjen për deklaratat e Mziut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 16:20

“Luani fitoren e Vllaznisë në Korçë”, klubi shkodran zgjedh heshtjen për deklaratat e Mziut

I ftuar në emisionin “Fair Play”, në “News24”, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu u shpreh i bindur se ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të përfundojë me fitoren e këtyre të fundit dhe ky takim mund të luhej në skedinë. Por, te Vllaznia nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë deklaratë dhe klubi shkodran ka zgjedhur heshtjen,

mziu

Kjo me arsyen e vetme për të mbajtur skuadrën larg presionit dhe gjëja e fundit që mendohet është që të replikohet me Mziun. Në klub të gjithë po punojnë për të mbyllur me fitore ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe të shpresojnë te fitorja e Partizanit në kryeqytet kundër Kamzës. Aktualisht, shpresat për mbijetesë janë rritur ndjeshëm në kampin shkodran

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"