Luan përballë Bajernit në fundjavë, Klinsmanit i skadon licenca si trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 21:11

Luan përballë Bajernit në fundjavë, Klinsmanit i skadon licenca si trajner

Vetëm pak ditë para supersfidës me Bajernin, skuadra e Hertës së Berlinit nuk do të ketë në stol trajnerin Jurgen Klinsman.


klinsman

“Sport Bild” bën të ditur se ish-teknikut të Gjermanisë i ka skaduar licenca për të drejtuar një skuadër. “DFB” i ka komunikuar Klinsmanit se licenca aktuale nuk është më e vlefshme pasi është marrë në vitin 2000. Trajnerit të Hertës i duhet të kryejë 20 orë mësim për të rifreskuar njohuritë e tij.

Por deri të shtunën janë shumë pak orë në dispozicion dhe kështu ai me shumë mundësi nuk do të jetë në stol në ndeshjen ndaj kampionëve të Gjermanisë duke e drejtuar skuadrën nga tribuna e “Olympiastadion” të Berlinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"