Luan në Zvicër, klubi i Serisë A punon të transferojë sulmuesin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:35

Luan në Zvicër, klubi i Serisë A punon të transferojë sulmuesin shqiptar

Sulmuesi 21-vjeçar shqiptar Andi Zeqiri konsiderohet si kandidat për të kaluar te Parma.
119980413_10160295914929937_5552969730411493181_n
Klubi nga Emilio-Romanja po punon për të sjellë 5 lojtarë të rinj. Gazetari i merkatos Xhanluka Di Marcio raporton se futbollistët: sulmuesi Andi Zeqiri, qendërmbrojtësi Xhordan Osorio, mbrojtësi i djathtë Xhulian Biankone, qendërmbrojtësi Lautaro Valenti dhe sulmuesi Embrima Kolej janë piketuar si futbollistë të ardhshëm të Parmës.

Zeqiri spikati në Zvicër sezonin e kaluar duke shënuar në kategorinë e dytë në Zvicër duke realizuar 17 gola në 33 ndeshje. Ai përfaqëson Zvicrën U21, por përflitet se mund të përfaqësojë në të ardhmen Kosovën.

Për 21-vjeçarin ka patur interesime dhe nga klube angleze dhe franceze.

Kujtojmë që te Parma luan dhe mbrojtësi i Shqipërisë Kastriot Dermaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"