“Luan në skuadër me futbollistë që janë blerë 10 milionë euro”, Bogdani i thur elozhe talentit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 14:34

“Luan në skuadër me futbollistë që janë blerë 10 milionë euro”, Bogdani i thur elozhe talentit shqiptar

Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani, ishte i ftuar në emisionin “Wake up” ku foli për talentet e rinj shqiptar dhe përgatitjen e tyre. “Bogu” nuk i kurseu elozhet për ta, madje ai veçoi një emër, si më premtuesin nga të gjithë. Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar që aktivizohet në radhët e të rinjve të Interit, Armand Rada.

erjon-bogdani-konference-U19

“Futbollistët e rinj, janë në një moshë që duhet të përqendrohen te stërvitja dhe ta demonstrojnë talentin e tyre javë për javë. Vetëm kështu mund të bëhesh futbollist dhe të arrish nivelet e larta. Do të veçoja një emër. Ai quhet Armand Rada, për mendimin tim është shumë i mirë që luan ndeshje për ndeshje me Interin.

armand rada

Të rinjtë e Interin janë ekip shumë i mirë, që luajnë në Champios Ligën e të rinjve, dhe tani është në vend të parë. Në gjirin e kësaj skuadre ka lojtarë që janë blerë nga 10 milionë euro. Rada është një lojtarë me perspektivë që premton. Ai e ka vetë karrierën në dorë”, u shpreh Bogdani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"