Luajti për 12 vite me Bajernin, Riberi ndjen mall: Më mungon shumë Mynihu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 12:51

Luajti për 12 vite me Bajernin, Riberi ndjen mall: Më mungon shumë Mynihu

Frank Riberi luajti për 12 vite me Bajernin e Mynihut, por në fund të sezonit të kaluar ai i dha fund aventurës me bavarezët. Por zemra e tij vazhdon të rrahë për gjermanët.riberi

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, francezi tregoi se sa shumë i mungonte Mynihu. “Bajerni dhe Mynihu janë shtëpia ime e dytë. Më mungojnë kaq shumë gjëra, duke nisur nga shokët të cilët jetojnë aty”, tha Riberi.

Në 2007-ën, francezi mbërriti në qytetin gjerman duke fituar shumë tituj, ndër to edhe Champions-in në vitin e famshëm të tripletës. “Shpresoj që një ditë të rikthehem aty. Uli Hënes ka qenë gjithmonë si një baba i dytë për mua. Më mungon shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"