Luajti nga formacioni ndaj Norvegjisë, Aliji hyn në historinë e Virtus Entelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2018 | 17:15

Luajti nga formacioni ndaj Norvegjisë, Aliji hyn në historinë e Virtus Entelës

Naser Aliji u aktivizua për 90 minuta në miqësoren e djeshme ndaj Norvegjisë. Edhe pse mbrojtësi i majtë nuk bëri ndonjë paraqitje për të vlerësuar, klubi Italian i Entelës e ka pritur si hero shqiptarin pas mbarimit të sfidës.

aliji naser

Faqja zyrtare e klubit Italian, ka publikuar një njoftim ku shkruan se Aliji ka hyrë në historinë e Entelës, sepse bëhet kështu lojtari i parë i këtij ekipi që ka luajtur një takim më një ekip kombëtar të madh.

2323

Ja çfarë shkruhet në postimin e tyre:

Lojtari ynë, Naser Aliji, u aktivizua përgjatë gjithë takimit në miqësoren mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Mbrojtësi bëhet lojtari i parë i Virtus Entelës që luan një ndeshje me fanellën e një ekipi të madh kombëtar. Një tjetër arritje e rëndësishme, një burim krenari dhe kënaqësie për klubin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"