Luajti ndeshjen e fundit në Gjirokastër, Dejvi Bregu: Lotët e mi janë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 23:14

Luajti ndeshjen e fundit në Gjirokastër, Dejvi Bregu: Lotët e mi janë…

Dejvi Bregu u duk i përlotur sot gjatë dhe pas sfidës që Luftëtari luajti ndaj Skënderbeut në Gjirokastër. Ky ishte takimi i fundit për vlonjatin para tifozëve gjirokastritë, dhe për këtë gjë ai ka një dedikim special. Më poshtë, shkrimi i Dejvi Bregut në rrjetet sociale.

breguuu

Jeta është e ndërtuar nga cikle dhe erdhi momenti që cikli im 2 vjeçar e gjysëm të mbaroj në mënyrën më të bukur me @ks_luftetari ?⚫️

Falenderoj çdo shok të ekipit për ndihmën dhe për sfidat qe kemi kaluar,falenderoj çdo trajner që më ka mësuar shumë në këtë periudhë,falenderoj çdo tifoz që më ka përkrahur dhe që është mirënjohës për atë cfarë kam kontribuar për këtë klub.

Ndeshja ime e fundit në Gjirokastër në atë që tashmë quhet Shtëpia Ime e dytë…faleminderit për duartrokitjet e sotme !

Lotët e mi sot janë lotë mirënjohje që dolën nga shpirti për gjithcka cfarë kam kaluar…

I juaji gjithmonë Dejvi Bregu…

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"