Luajti me ta në periudhën më të lavdishme, vdes ikona e klubit të njohur europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 23:50

Luajti me ta në periudhën më të lavdishme, vdes ikona e klubit të njohur europian

Ish-futbollisti i Atletiko Madridit në vitet ’70-ë Luis Kapon është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.

luis kapin

Lajmi u dha nga klubi bardhekuq, duke shprehur pikëllimin për vdekjen e njërit prej simboleve të klubit spanjoll.

Ish-futbollisti i Atletikos luajti me ta për 10 vite duke zhvilluar më shumë se 200 ndeshje në karrierë. Ai arriti të korrte sukses të madh në periudhën më të lavdishme të Atletikos duke fituar 2 kampionate, 1 Kupë të Spanjës, një Kupë Interkontinentale si dhe vendin e dytë në Ligën e Kampioneve në vitin 1974. Gjithashtu, Kapon përfaqësoi Spanjën në 13 ndeshje ndërkombëtare.

luis kapon

Vdekja e tij vjen 24 orë pas ndarjes nga jeta të futbollistit të akademisë së Atletiko Madridit Kristian Minçola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"