“Luajti me injeksione, kishte dhimbje të forta”, vëllai i Strakoshës zbulon prapaskenat pas disfatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 11:11

“Luajti me injeksione, kishte dhimbje të forta”, vëllai i Strakoshës zbulon prapaskenat pas disfatës

Nëpërmjet një statusi ngushëllues në faqen e tij të Instagramit, vëllai i portierit Thomas Strakosha, ka treguar se gardiani i Lacios 3-4 ditët e fundit ka ndjerë dhimbje të forta dhe në sfidën e djeshme ka luajtur me injeksione.  Dhimitri, vëllai i Thomas Strakoshës, ndjehet krenar për atë çka vëllai ka arritur me Lacion në këtë sezon.

Strakosha 2

“Ky është futbolli. Disa i fiton, disa i humbet. Të gjithë ata që të duan janë krenarë për ty dhe atë që ke arritur këtë vit. E meritojë padyshim të fitojë sot por nuk do të ankohem për këtë.

Strakosha

Përkundrazi, dua të të them se të admiroj sepse pavarësisht dhimbjeve të forta që ndjeje në 3-4 ditët e fundit, more injeksione që të ishe në gjendje të lëvizje dhe luaje sonte, që tregon se sa shumë e dëshirojë një gjë të tillë. Të dua vëlla, tani ke nevojë të pushosh dhe të karikosh bateritë për sezonin tjetër” shkruan vëllai i Strakoshës në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"