Luajti me Dinamon në kohën e artë dhe kontribuoi dhe si gjyqtar, “Blutë” përshëndesin për herë të fundit ish-futbollistin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 22:39

Luajti me Dinamon në kohën e artë dhe kontribuoi dhe si gjyqtar, “Blutë” përshëndesin për herë të fundit ish-futbollistin e tyre

Edhe Dinamo përcolli ngushëllimet për ish-futbollistin dhe ish-gjyqtarin Namik Jareci, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 78-vjeçare.

89706606_10163250901835416_1436227717933563904_o
Ish-futbollisti dinamovit kontribuoi si lojtar dhe gjyqtar për futbollin shqiptar gjatë gjithë jetës së tij.

Namik Jareci ishte babai i shefit të sektorit të gjyqtarëve Sokol Jareci dhe vëllai i një tjetër emri të njohur të futbollit shqiptar Skënder Jareci.

Namik Jareci luajti me Dinamon në vitet ’50-’60 ku fitoi disa kampionate me “Blutë”.

MESAZHI I DINAMOS:

Namik Jareci, ish-futbollist i Dinamos në vitet ’50.
Jareci, pas karrierës futbollistike, qe i njohur edhe si një prej figurave kryesore të arbitrimit në vite, rrugë të cilën e ndoqi edhe i biri, Sokoli, që sot mban postin e disenjatorit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Gjithashtu Namiku, ka qënë edhe vëllai i vogël i legjendës Dinamovite, Skënder Jarecit.

Presidenti Marco Pontrelli dhe administratori Ermal Barushi, në emër të FK Dinamo, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Jareci për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

Pusho i qetë Namik!

JARECIIIII2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"