Luajti i dëmtuar, Strakosha pak reaktiv në Skoci. Ja vlerësimi i mediave italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 11:21

Luajti i dëmtuar, Strakosha pak reaktiv në Skoci. Ja vlerësimi i mediave italiane

Media italiane nuk ka mbetur shumë e kënaqur nga portieri shqiptar i të kaltërve, me uebsajtin “LaLazioSiamonoi”, e cila nuk lë pa përgjegjësi Thomas Strakoshën, duke e vlerësuar me notën 5:

Thomas-Strakosha-977383

“Dakord, vërtet Vavro i mohon që ta shohë totalisht topin kur Kristi e godet në portë, por të paktën një reaktivitet minimal mund ta bënte. Goditja ishte në qendër, por shqiptari nuk shtyn asnjë muskul të këmbëve. Vërtet luajti i dëmtuar, por nuk vlen si justifikim. Madje, edhe në goditjen me kokë të Jullien as që merr mundimin të hidhet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"