“Luajtëm si frikacakë”, Tuhel sulmon lojtarët pas humbjes ndaj Sitit: S’merituam asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 13:45

“Luajtëm si frikacakë”, Tuhel sulmon lojtarët pas humbjes ndaj Sitit: S’merituam asgjë

Nuk mund të ishte kjo hakmarrja për humbjen në finalen e Ligës së Kampioneve më 29 maj, por suksesi i Mançester Sitit në fushën e Çelsit, me një demonstrim force, vjen si për të treguar se skuadra për t’u mundur në Angli vazhdon të jetë ajo e Pep Guardiolës.

skysports-tuchel-thomas-chelsea_5525189

Dhe Tomas Tuhel i ka bërë një dush të ftohtë yjeve të tij, pas humbjes së parë kundër “Qytetarëve” këtë sezon, e cila i dha fund pathyeshmërisë së kampionëve të Europës. Çelsi nuk bëri asnjë goditje në portë në “Stamford Bridge” të shtunën, ndërsa u gjunjëzua nga një gol i Gabriel Zhezusit në fillim të pjesës së dytë. Trajneri gjerman e drejtoi gishtin nga lojtarët e tij, të cilët luajtën të trembur sipas tij.

“Na mungoi besimi. Me çdo gabim që bënim, humbnim gjithnjë e më shumë besim. Luajtëm me një mentalitet sikur kishim diçka për të humbur. Nuk ishte një paraqitje e mirë në asnjë nivel për të merituar një rezultat. Ishim të pasaktë. Por jemi të gjithë bashkë në këtë. Fitojmë dhe humbasim së bashku.

Do t’ia drejtoj pyetjet vetes nëse ishte formacioni i duhur, por nuk jam i sigurt nëse skema ishte vendimtare në përcaktimin e rezultatit”, tha trajneri gjerman. Ndërkohë që kapiteni Sezar Azpilikueta shtoi: “Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë. Veçanërisht në pjesën e parë, ishte e vështirë për të dalë në sulm. Nuk krijuam raste dhe e humbëm shumë lehtë topin. Pas golit nuk patëm reagim. Por nuk e humbëm dhe as nuk do ta kishim fituar kampionatin edhe po të kishim fituar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"