“Luajtëm si ekip i madh”, Konte pas barazimit me Shakhtarin: Meritonim fitoren, nuk patëm fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 21:35

“Luajtëm si ekip i madh”, Konte pas barazimit me Shakhtarin: Meritonim fitoren, nuk patëm fat

Trajneri i Interit Antonio Konte gjykon se arsyeja e barazimit me Shakhtar Donetskun ishte mungesa e fatit.
antonio-conte-must-deviate-from-old-habits-to-fully-utilise-inters-current-crop-of-stars-scaled
Për “Sky Sport”, tekniku italian vlerësoi kurajon e skuadrës në fushë dhe dominimin e lojës, por ndjeu keqardhje që ekipi i tij nuk mundi të fitonte.

“Loja e zhvilluar më la mbresa të mira. Djemtë luajtën në intensitet të lartë dhe me personalitet si një ekip i madh. Nuk ishim me fat, kishim mjaft raste për të shënuar, por në përgjithësi ne bëmë një ndeshje shumë të mirë në të dyja fazat. Jemi një ekip i shpejtë dhe teknik, djemtë ishin mjaft mirë sot në fushë, por më vjen keq sepse meritonim të fitonim. Vazhdoj t’i inkurajoj dhe jemi në rrugën e duhur. Shikoj se kemi një mentalitet të mirë për të luajtur në ndeshje”, deklaroi trajneri i Interit Antonio Konte pas ndeshjes me Shakhtar Donetskun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"